Fillon mobilizimi i Shoqatës së Gastronomëve dhe Hotelerisë për protestën para Qeverisë

Fillon mobilizimi i Shoqatës së Gastronomëve dhe Hotelerisë për protestën para Qeverisë

Shoqata e Gastronomëve bashkë me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë pas dy ditësh pritet të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo protest vie në shenjë pakënaqësie me masat e fundit antiCOVID, kundër përhapjes së virusit.

Mobilizimi i anëtarëve të kësaj shoqate ka filluar tashmë dhe janë duke u kryer përgatitjet e fundit.

Në disa prej qyteteve të Kosovës veçse kanë filluar takimet për t’u organizuar lidhur me mbarëvajtjen e protestës.

Duhet përkujtuar që pavarësisht se numri i rasteve me COVID-19 prej disa muajsh pati rënie në Kosovë, masat antiCOVID në Kosovë vazhdojnë të jenë thuajse të njëjta.

Përpos orës policore, lokalet e gastronomisë dhe hotelerisë po vazhdojnë të kenë masa të veçanta sa i përket shërbimit.

E pikërisht për këtë të njëjtit kanë vazhduar të kërkojnë nga Qeveria ndryshimin e këtyre masave.

Prizreni e Suhareka, më shumë se kurrë të mobilizuara në mbrojtje të të drejtës së tyre, në përkrahje të protestës “BOLL MA”, të SHGK-së dhe OHTK-së!Shihemi të mërkurën me dt. 15/12/21, në ora 13:00, para Qeverisë!BOLL MA – Durimit tonë i ka ardhur fundi!”, u tha nga Shoqata e Gastronomëve./Gazeta Enigma/

Related Articles