A biseduan për hapjen e arkivave të UÇK-së, flet Lajçak pas takimit me Kurtin

A biseduan për hapjen e arkivave të UÇK-së, flet Lajçak pas takimit me Kurtin

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Lajçak tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.

Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Related Articles