A do të ketë konstituim të Kuvendit në tentativën e 17-të?

A do të ketë konstituim të Kuvendit në tentativën e 17-të?

Kuvendi i Kosovës për herë të 17-të do të mbildhet sot në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin, raporton Gazeta “Enigma”.

Seanca vazhduese pritet të nis nga ora 10:30, derisa nuk është dhënë ndonjë sinjal nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emër ky që nuk po kalon.

Ish-opozita ka treguar qartë qëndrimin e tyre se Haxhiun nuk e votojnë për krykuvendare, megjithëse bien dakord të konstituojnë Kuvendin nëse emri ndryshohet.

Krerët e partive politike, gjatë ditës së enjte, pas seancës së 16-të konstitutive, mbajtën takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani. Megjithëse, pas takimi ata nuk u shprehën fort optimist që do të ndryshojë rrjedha e seancave pasuese.

Related Articles