Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë vendim të ri për ndryshimin e orës policore për festën e Vitit të Ri, përveç asaj që është në fuqi, nga ora 00:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.
Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se ende vazhdojn të jenë në fuqi masat e marra nga 6 dhjetori.
“Nuk ka ndonjë vendim të ri rreth orës policore, përveç atij që është në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Mbrëmë u paraqitën edhe nëntë rastet e para të variantit të ri të COVID-19 i njohur si “OMICRON”.
Nga Ministria e Shëndetësisë u tha se masat pritet të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike.
Mbetet të shihet nëse do të hiqet apo ndryshojë ora policore me rastin e festës së Vitit të Ri.
Që nga shfaqja e pandemisë si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 990 persona.
Deri më tani janë identifikuar 161 mijë e 339 persona si të infektuar me koronavirus, ndërsa janë shëruar 158 mijë persona.
Gjithsejt si të dyshuar për SARS Cov-2 janë testuar 1 milion e 366 mijë e 770 persona./Gazeta Enigma/