A do të përfshihet në politikë Halil Kastrati? – Sqaron spekulimet vet ai

A do të përfshihet në politikë Halil Kastrati? – Sqaron spekulimet vet ai

Në rrjete sociale tash e disa kohë është aluduar nëse kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, do t’i futej politikës.

Mirëpo për këto pretendime ka reaguar vet Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka njoftuar ndjekësit e tij se nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike.

“Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike”, shkruan Kastrati në profilin e tij në Facebook.


Ai ka ritheksuar se fokusi i tij mbetet në projektet humanitare.

“Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë. Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet mes tjerash në reagimin e Kastratit. /Gazeta Enigma

Related Articles