A është ankuar Lista Serbe në PZAP, flasin nga ky institucion

A është ankuar Lista Serbe në PZAP, flasin nga ky institucion


Të hënën e 23 dhjetorit Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Por Lista Serbe ende nuk i është drejtuar zyreve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kështu të paktën kanë konfirmuar nga ky institcion për Gazetën Enigma.

“Ju njoftojmë se deri më tani PZAP-i nuk ka pranuar asnjë ankesë nga Lista Serbe”, theksojnë nga PZAP.

Ndërkohë kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OSBE dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit. / Gazeta Enigma.

Related Articles