A është dialogu prioriteti i Qeverisë Kurti?

A është dialogu prioriteti i Qeverisë Kurti?

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrat(PSD), ka thënë se ka qenë e panevojshme pritja  për të ditur qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për formimin e Asociacionin të Komunave me shumicë Serbe.

“Ne nuk kemi pasur nevojë me prit deri sot, çka po bënë saktë Albin Kurti, për me kuptua që ka me përfunduar deri këtu të Asociacioni”, ka deklaruar anëtari i PSD-së.

Sipas tij, ai ka thënë ekzistojnë dy Albin të ndryshëm edhe sipas tij kjo është arsyeje pse nuk duhet t’i besohet Kurti.

“Kur i kemi paralajmëruar këto gjera, njerëzit kanë thënë që kjo është çështje e inati personal, përveç atyre që na kanë dashur të mirën na kanë thënë po mirë e keni se ju e njehin mirë personalisht Kurtin se keni qenë me të. Realisht të dyja palët e kanë pasur gabimi për shkaka se nuk pasur të bëjë që e kemi me inati apo e njohim Kurtin personalisht, por ka qenë analiza thukët politike, çfarë pozicion ka mbajtur Albin Kurti dy vitet e fundit pa ardhur në pushtet e sidomos  pasi ka ardhur në pushtet”, ka sqaruar Krasniqi.

Anëtari i PSD-së, ka treguar se ata e kishin analizuar qëndrimin e Kurit në raport me Serbinë.

“Nëse e këqyrë se si e ka trajtuar situatën me Serbinë në dy vitet e fundit, ti e kupton se në cilat drejtimi jemi duke shkuar edhe cilat rezultate kanë me ardhur”.

“Ju e din që Kurti ka thënë që dialogu nuk është prioritetit i tij i 7  apo i 8. Ne kemi thënë se është duke ju gënjyer sepse nuk mundësi asnjë politikanë cili vijën të qeverisë më Kosovën e mos me pas dialogun prioritet, sepse ai është problem real” , ka shtuar ai.

Krasniqi ka thënë se pa i zgjedhur problemet nuk mundësi me ec drejt integrimeve ngasëse sipas tij vendet e rajonit kanë qenë të bllokuar me vitet në proceset integrues vetëm për shkak se i kanë injoruar dialogun për zgjedhjen e problemeve të tyre.

“Së paku që një vit nuk ka temë ma të rëndësishme sesa dialogu. Që një vit e gjithë  shoqëria edhe institucionet janë duke u marrë me këtë temë, as një potencial i kësaj shoqërie nuk ec përpara sepse e kemi përpara një bllokim që është çështja e dialogut”, ka përfunduar Krasniqi.

Related Articles