A janë pezulluar vizat për Kosovën – Ambasada franceze flet për Enigmën

A janë pezulluar vizat për Kosovën – Ambasada franceze flet për Enigmën



Nga Ambasada e Francës në Kosovë janë deklaruar për Gazetën Enigma lidhur me pezullimin ose jo të vizave të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

“Duhet pritur të verifikohen gjitha përkthimet. Nuk mund të verifikoj e as konfirmoj asgjë nga ajo që ka dal në media, sepse duhet të saktësohet mirë deklarata e tij”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

I pyetur nëse ata janë informuar për këtë vendim, nga Ambasada thonë se nuk është paraqitur tek ta një vendim i tillë.

“Nuk janë vendime që i merr ambasada. Së paku unë nuk jam në dijeni për diçka që ka ndodhë. Nuk po them që është keqinterpretim i saktë por duhet të verifikohet gjithçka saktë, të shihet si është thënë”, thuhet tutje nga ambasada.

Kujtojmë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmendi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama pezullimin e vizave për Kosovën

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm”.

“Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron sot. /Gazeta Enigma.

Related Articles