Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se ka pasur rritje të çmimit në berza ndërkombëtare, por çmimi me pakicë nuk ka ndryshuar.
Berjani tha për “Enigmën” se tani e dy muaj i kemi çmimet e njëjta në Kosovë, duke shtuar se Kosova aktualisht i ka çmimet më të lira në rajon.
“Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë sillen me këto çmime; Dizelli 1.17 cent deri në 1.26 cent; ndërsa Benzina nga 1.18 cent deri në 1.17 cent”, tha Berjani.
LEXO EDHE: Ish-ministri i Financave: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria ishin vitra për studentët
Tutje ai ka shtuar se “Këto çmime i kemi mbi dy muaj edhe pse ka pasur rritje në berza ndërkombëtare, por çmime me pakicë nuk ka ndryshuar”.
Berjani ka theksuar se “Kosova aktualisht i ka çmimet më të lira në rajon”. /Gazeta Enigma/