Vazhdojnë kundërshtimet nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Kurtit dhe Qeverisë së tij për hapjen e urës së Ibrit, edhe pse kryeministri Albin Kurti gjatë javës ka thënë se për hapjen e urës së lumin Ibër në Mitrovicë, janë duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si trajtimin e draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes. E liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti me 28 gusht në mbledhjen e qeverisë.
Po ashtu Qeveria ka vazhduar me aksione në veri ku të premten e 30 gushtit ka mbyllur pesë komuna ilegale paralele serbe, të cilat ishin në ndesh me kushtetueshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian të cilët kanë theksuar se Qeveria e Kosovës me këtë veprim “rrezikojnë situatën e brishtë të sigurisë në terren”.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili ka deklaruar se hapja e urës nuk paraqet rrezik për eskalim të situatës, situata bëhet e rrezikshme nëse Kosova nuk bashkëpunon me ndërkombëtarët.
“Mendoj që ky “quo” ka gjasa të ndërpritet dhe ura do të hapet, nuk ka asnjë rrezik për një eskalim të situatës por duhet që liderët mos të marrin vendim të njëanshëm por çdoherë në bashkëpunim edhe me partnerë strategjik në raport me SHBA-në për të cilët u dha vërejtja se do të shkoni në përmes takimeve të Brukselit, si marrëveshje e Brukselit e cila në vitin 2017 ka pasur një formë me planin e veprimit por mendoj që edhe këto nuk do të sjellin rezultate por gjithsesi, lidershipi jonë duhet të zbatojë këto sugjerime apo udhëzime të partnerëve tonë ngase vendimet e një anshme mund të sjellin situatën, për shkak të tensioneve rajonale që mjafton diku të shkrepë dhe ajo në formë zingjirore të përhapet edhe mundësia e konfliktit, dhe andaj duhet të jenë të kujdesshëm të kenë në bashkë rëndim dhe bashkë veprim me prezencën ndërkombëtare në Kosovë”, tha Ibishi për “Enigmën”.
Tutje ai ka shtuar se Qeveria duhet t’i ketë parasysh paralamërimet e sugjeruara nga ndërkombëtarët.
“Mendoj që është e rrezikshme sepse i bie sikur Serbia ka lobuar shumë duke ngritur çështjen edhe pse ajo nuk është një pasiguri hapja e Urës përkundër asaj që i lidh komunitetet në të dy anët, është punë që integron atë çka pretendojnë qeveritarët tanë por tendencat serbe janë për t’u nda veriu me jugun për t’u bërë një sistem deskrutiv i veprimit por që lidershipi serbë kanë mbërri në qendër e vendosjes për me krijuar një opinion se ajo mundë të ketë një rrezikshmëri të lartë, dhe mendoj që shumë më mirë është që kjo të shkoj në koordinim dhe bashkë veprim me ndërkombëtarët dhe jo të merret një veprim i një anshëm i pakoordinuar dhe ajo mundë të ketë pasoja, ngase ndërkombëtarë të kanë sugjeruar në mënyrë të prekët por edhe vizita e fundit e zotit Burns”, deklaroi Ibishi.
Analisti politik, Gazmir Raci, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka thënë se ai beson që Ura duhet të hapet, dhe se një gjë e tillë, ishte garantuar edhe në Marrëveshjen e Brukselit.
“Unë mendon se Ura duhet me u hapë, sepse është momenti i fundit për t’u bërë një gjë e tillë. Gjitha marrëveshjet e Brukselit e kanë parapa që Ura do të duhej të hapej në vitin 2017, tash jemi në vitin 2024. Ura gjithmonë do duhet të ishin në shërbim të lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe kapitalit, e natyrisht që edhe Ura e Ibrit do të jetë në shërbim të këtyre parimeve të lëvizjes së lirë”, tha Raci.
Sipas tij, marrëdhëniet me akterët ndërkombëtarë nuk janë në rrezik, pasi aleanca e Kosovës me perëndimin ështe strategjike.
“Unë nuk besoj që rrezikohen marrëdhëniet sepse aleanca jonëështë strategjike, e fuqishme. Po, natyrisht që mund të ketënuance në vendimmarrje dhe veprime, por në fund të fundit, kjo Qeveri ka marrë mandat për me vendos rend dhe ligj edhe nëpjesën veriore, andaj ka përgjegjësi para elektoratit të saj me e përfundu edhe këtë pjesë, me integru veriun përfundimisht”, shtoi ai. /Gazeta Enigma/