Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është deklaruar pas seancës së dështuar të ditës së sotme, ku ka proklamuar edhe idenë e zgjedhjeve të reja, raporton Gazeta enigma.
Ai ka thënë se nëse edhe këtë javë s’ka “reflektim nga partitë politike” duhet të shihen mundësitë për diskutim që të shkohet në zgjedhje.
“Kryeministri Kurti ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike, ka dhënë ofertë edhe për Nismën, e në një fazë të mëhershme LDK’së. Përderisa i ezauruam 50 seanca dhe jemi në një javë që gjykata ka thënë që 30 ditë janë të rëndësishme për konstituimin e kuvendit. Është java që një mundësi ideale që partitë politike të reflektojnë dhe të lëvizin nga kjo qasje rigjide. Në një situatë ku dy parti kanë ofertë për bashkëqeverisje, në një situatë kur jemi në javën që unë du me besu që do të ketë reflektim nga partitë politike”, tha ai.
Por nëse kjo nuk ndodhë, Peci tha se “në rast se nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK, po si bashkëkryetar i GUXO është faza kohore që të gjitha partitë duhet ‘ti thirrin arsyes dhe të shohin mundësitë reale të diskutimit që të shkojmë në zgjedhje”.