Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi pas shkarkimit nga posti i trajnerit nga Gjilanit momentalisht është i lirë.
Munishi ishte kampion vjeshtor me Gjilanin, por në sezonin pranveror nuk i eci mirë gjë që bëri drejtuesit e klubit ta shkarkonin.
Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra se Munishi mund ta marrë drejtimin e Prishtinës prej sezonit të ardhshëm. E një gjë të tillë më shumë e ka përforcuar Munishi i cili ka shkruar se ku ka më mirë se në vendlindje dhe qytetit pa lum, duke iu referuar Prishtinës.
Një postimin e tij i fundit, trajneri kosovar ka shtuar edhe më shumë dilemat në këtë drejtim. “E ku ka më mirë se në vendlindje, qyteti pa lum”, ka shkruar Munishi.