Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, njëherësh, kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka thënë se deri më tani nuk ka bërë asnjë sekond fushatë.
Vitia, ka deklaruar se gjithë fokusin e tij do ta ketë në Ministrinë e Shëndetësisë për ta luftuar pandeminë.
Madje , ka shtuar se kjo është hera ë parë që flet kaq gjatë për fushatë dhe do të jetë e fundit deri sa kryeministri Albin Kurti ta gjejë zëvendësin e tij.
“Në asnjë moment unë skam bërë asnjë sekondë fushatë dhe i gjithë koncentrimi im është në Ministrinë e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë. Jam i 100 për qind në këtë temë pra kjo është hera e parë që flas kaq shumë për këtë garë dhe do të ecjet hera e fundit deri sa kryeministri të më zëvendësojë kryeministri”, ka thënë Vitia.
Ai, ka shtuar se prej kohës kur edhe i ka hyrë garës për të parin e Prishtinës, nuk ka postuar asnjëherë për garën në Prishtinë.
LEXO EDHE: Vitia: Edhe 1 mijë profesionistë do t’i shtohen stafit shëndetësor në betejën COVID-19