Takimet e ngjeshura të partive opozitare me diasporën, kanë ngjallur dyshimet për ndonjë mesazh, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë se Kosova mund të goditet nga zgjedhjet e parakohshme, shkruan Gazeta Enigma.
Në mars të vitit të kaluar Qeveria Kurti 2 ka marrë një votë më shumë se Qeveria Kurti 1.
Por, për herë të parë kur u zgjodh kryeministër Kurti, më 3 shkurt 2020 mori 66 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Por, nuk shkoi gjatë Qeveria Kurti 1 u rrëzur, duke u zgjedhur kështu Qeveria e re, në krye me Avdullah Hotin më 3 qershor 2020.
Qeveria Hoti u zgjodh me 61 vota për, derisa Kurti e kishte quajtur këtë të paligjshme. Kjo ka qenë qeveria e parë që me 22 dhjetor 2020 është rrëzuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, dhe pas kësaj Qeveria Kurti 2, më 3 mars 2021 është zgjedhur për të qeverisur vendin me 67 vota për 30 kundër dhe një abstenim
Politologu, Dritëro Arifi thotë se takimet e klasës politike opozitare nuk janë të duhura, sepse sipas tij partitë kanë nevojë për reforma më të thella strukturoree, përmbajtësore dhe profesionale.
“Sa i përket lobimit në diasporë nga partitë opozitare, nuk është politikëbërje e duhur, të paktën jo për momentin sepse partitë politike opozitare kanë nevojë për reforma më të thella strukturore, përmbajtësore dhe profesionale”, tha Arifi për Gazetën Enigma.
Arifi e cilëson si politikë jo të ndershme lobimin e partive në diasporë.
“Besoj që, diaspora do ta kuptoj dhe kjo nuk na dërgon askund, përveç se na dërgon në gjendjen ku jemi me status quo, pa ndonjë zhvillim dhe reformism substancial”, theksoi ai.
A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve?
Sipas Arifit kjo më shumë varet nga partia në pushtet se a dëshiron vet të shkoj në zgjedhje, që ndoshta për ta legjitimuar vetëvetën për ndonjë kauzë të caktuar.
Mes tjerash, ai thekson se aspektet juridike janë të vështira që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Kjo më shumë varet nga partita nga në pushtet se a dëshiron vet të shkoj në zgjedhje që ndoshta për ta ligjetimuar vetvetën për ndonjë kauzë të caktuar, por aspektet juridike janë të vështira që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ai.
Politilogu thekson se tentativat e opozitës janë gjithmonë që vendin ta dërgojnë në zgjedhje sa më shpejt që është e mundur, por sipas tij kjo do të jetë shumë e vështirë.
Se vendi e ka të vështirë të shkojë në zgjedhje, thotë edhe analisti për çështje politike, Durajet Imeri.
“Takimet e partive opozitare nuk lidhen ekskluzivisht me zgjedhjet dhe nuk e shoh se mund të ketë shumë shpejtë zgjedhje edhe pse nuk përjashtohen”, ka thënë Imeri për Gazetën Enigma.
Imeri thekson se takimet e opozites shihen si një përpjekje për ta shtrirë ndikimin ku mund të ketë së paku 5 përqind të numrit të taskvotave, dhe sipas tij kjo partitë e tjera e kanë parë si mundësi që duhet ta shfrytëzojnë.
Sipas Imerit, diaspora ka qenë gjithmonë burim i një numër të madhë votash.
“Votat e diasporës i kanë ofruar VV-së një fitore të sigurt dhe prandaj duke e pa këtë sjelle që e ka pasur kjo parti dikur në diasporë, është parë se atje ka një kontigjent të madhë të votash”, ka theksuar ai.
Ndryshe, pak ditë më parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku zhvilloi takime me mërgimtarët dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Evropës.
Në po të njejtën kohë, edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi takim me bashkëatdhetarë në Lozanë të Zvicrës.
Ndërsa, edhe i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi qëndroi në Aragau të Zvicrës, ku mbajti takime me mërgimtarët.
Mes tjerash, edhe kryeministri i Kosovës qëndroi për tri javë rresht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pas vizitës atje ka qëndruar edhe në Zvicër. /Gazeta Enigma/.