Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj teksa ka hasur në vështirësi për tu deklaruar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të zhurmës, në një moment është përplasur me deputetët e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Përshkak se filloi fjalën e saj për 100 ditëshin e Qeverisë teksa po flitej për shkarkimin e bordit të RTK-së, reaguan deputetët e VV-së.
Kadriaj ka ndërprerë fjalën e saj duke iu drejtuar deputetëve të VV-së që nuk i pyet se çfarë duhet të flasë pasi paraprakisht kryesuesja e seancës Saranda Bogujevci iu drejtuar deputetes se janë duke diskutuar për shkarkimin e Bordit të RTK-së.
“A duhet me të vetë ty se çka me folë, çka keni, une të veti ty çka me folë a”, u është drejtuar Kadrijaj deputetëve të VV-së.
Deputetja më pas ka kërkuar nga nënkryetarja Bogujevci që t’i disiplinojë deputetët e partisë së saj.
“Kryesuese a mundesh me mbajt pak rendin dhe disiplinoj këta anëtarët e Byrosë Politike të Vetëvendosjes” është shprehur Kadriaaj