Abazi – Kurtit: Ti vazhdove rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë

Abazi – Kurtit: Ti vazhdove rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur dje në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se këtu ndahen rrugët përfundimisht me kryeministrin Kurti.

“Po z. Kurti, këtu ndahen rrugën tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence”.

“Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi! Ju jeni dakorduar me marrëveshjen kornizë që ka dy elemente fundosëse për Kosovën. Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komunave me shumicë Serbe”, ka deklaruar Abazi.

Ai ka thënë se Kurti është vazhdimësia e së kaluarës, nuk është ndryshimi.

“Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tyten e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015″.

“Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa”, ka deklaruar Abazi.

Abazi ka përmendur nenet e marrëveshjes që sipas tij përcaktojnë qartë “Zajednicën”.

Related Articles