Koalicioni “Për një Fillim të Ri” me në krye Lëvizjen Qytetare “URA” të Dritan Abazoviqit, është duke udhëhequr me numrin e ulëseve të fituara për Kuvendin Komunal në Ulqin.
Pas këtij rezultati fillestar, Abazoviq ka dalë të festojë bashkë me pjesëtarët e tjerë të këtij subjekti në rrugët e qytetit.
Ai ka ftuar edhe pjesëtarët e partive tjera kandidate për të festuar me ta.
“Fitore, fitore, fitore. Ejani festoni edhe ju, fitorja është edhe e juaja”,ka thënë Abazoviq./Gazeta Enigma/