Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka qëndruar në Sekiraqë, raporton Gazeta “Enigma”.
Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se atje është pritur nga qytetarë të shumtë të këtij fshati.
“Nga Sallabaja, u ndalëm në Sekiraqë. Edhe këtu, na pritën qytetarë të shumtë të këtij fshati. Llapi, ka nda mendjen tashmë! Në çdo fshat e qytet, ky lum i madh i njerëzve është kushtrim që na thërret për veprim”.
“Nga ky takim, dhe secili tjetër, shtrojmë dorën e afrimit me secilin që rikthehet në shtëpinë e vjetër në rrugë të re! Ju faleminderit për të gjitha pritjet! Po i jepni Lidhjes sonë momentumin e jashtëzakonshëm dhe ky fakt na detyron të jemi në shërbim”, ka shkruar Abixhiku. /Gazeta Enigma/