Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të martën ka reaguar lidhur meprocesin e aplikimit për punë, në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Gazeta “Enigma”.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm masiv.
”Plot 4668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës – pra në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të partisë në pushtet”, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se “Ky është modeli i pushtetit në vend. Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim; dhe atë hapur e pa brengë. Ata që e arsyetojnë kapjen, që normalizojnë zëvendësimin e një kapësi me tjetrin, le t’iu flasin sot të katër mijë aplikantëve që janë refuzuar sepse s’kishin parti. Le t’i bindin tani – ata e familjet e tyre – se dëshpërimi e ikja nga ky vend nuk është alternativë”.