Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë, pasi SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Abdixhiku ka thënë se suspendimi i dialogut strategjik paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me SHBA-në.
“Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë”, ka thënë Abdixhiku.
“Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran. Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës”, tha ai.
“Populli i Kosovës nuk është si ta. Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta”, shtoi ai.
Abdixhiku mes tjerash theksoi se “Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë”.