Abdixhiku: Për helmimin e LDK-së, kundërshtarët do presin gjatë

Abdixhiku: Për helmimin e LDK-së, kundërshtarët do presin gjatë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dërguar një mesazh të qartë për mbështetësit e partisë, duke theksuar rëndësinë e durimit dhe angazhimit për sukses.

Abdixhiku tha se partia ka kundërshtarë që shpesh përpiqen të ndikojnë me helm edhe ndaj ngjarjeve më periferike të LDK-së, por nënvizoi se Lidhja nuk bie pre e sulmeve të tyre.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë që fërkojnë duart dhe aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë. Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë,” tha Abdixhiku.

Ai shtoi se brenda partisë do të vendoset rend, ndërsa fokusin kryesor LDK-ja e ka në garën politike dhe në angazhimin e njerëzve të saj të mrekullueshëm.

“Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka. Kemi punë shumë më të mençura tani. Jemi në garë; aty na duhet secili angazhim i njerëzve të mrekullueshëm tanë. Kemi nisur diçka të madhe. Po e shohim që ju kemi pas. Le të fitojmë tash!” tha ai.

Abdixhiku theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e fortë dhe po rritet, duke u bazuar tek besimi i anëtarësisë dhe popullit, pa interesa personale apo kalkulime.

“Për helmin e madh ndaj Lidhjes, ndërsa, kundërshtarëve do t’iu bjerë të presin gjatë. Lidhja është e fortë. Po rritet. Veç me besim e bindje; me anëtarësinë e popullin pas; dhe mbi të gjitha pa interesa e pa kalkulime. Kjo është pasuria më e madhe e jona,” përfundoi kryetari i LDK-së.

Related Articles