Abdixhiku përsërit thirrjen për Qeveri Uniteti, propozimi i tij refuzohet sërish

Abdixhiku përsërit thirrjen për Qeveri Uniteti, propozimi i tij refuzohet sërish

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur kërkesën për formimin e një Qeverie Uniteti që do të tejkalojë ngërçin politik në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka theksuar se thirrja e tij është refuzuar nga të gjitha subjektet politike, shpesh me ofendime dhe pa debat.

Tutje ai ka shtuar se në mungesë të një shumice dhe marrëveshjeje politike, vendi po përballet me një bllokadë dhe situatë jo normale. Ai njoftoi se LDK do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje përmes Agjendës 15 pikëshe, si një rrugëdalje nga kriza deri në zgjedhjet e reja parlamentare.

“Më mirë të jemi të vetëm në përpjekjen për zgjidhje, se sa pjesë të bllokadës pa qëllim,” tha Abdixhiku, duke shtuar se shteti është i bllokuar dhe kërkon qasje gjithëpërfshirëse për tejkalimin e krizës”./Gazeta Enigma/

Related Articles