I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur ditën e hëne duke publikuar pamje nga rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, ku sipas tij është investuar nga komuna, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se kjo rrugë është një tjetër investim kapital në kryeqytet.
Mes rreshtave Abdixhiku ka shtuar se se duhet të injorohet propaganda, urrejtja dhe përçarja.
“Rruga ‘Nekibe Kelmendi’, një investim tjetër kapital në Prishtinë. Një tjetër përkushtim i yni për fokus në gjëra që kanë rëndësi e që bëjnë vërtetë ndryshim! Për këtë duhet të jetë shërbimi publik! Për këtë LDK qëndron sot! Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen. Kosova ka shumë punë më të mençura para vetes se sa të ngecë në moçalin e zymtësisë”, shkroi ai në faqen e tij të “Facebook”.