Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Mes “hajvanatit”, “bashkëpuntorëve të Serbisë”, nuk e gjejmë veten as për konsultim

Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Mes “hajvanatit”, “bashkëpuntorëve të Serbisë”, nuk e gjejmë veten as për konsultim

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se fjalët dhe bindjet në politikë kanë peshë të madhe dhe se ata, si parti, janë të angazhuar të qëndrojnë besnikë ndaj angazhimeve dhe premtimeve që kanë bërë, shkruan Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku rithekspi gjuhën e ashpër dhe sulmet që ka përjetuar LDK gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, duke theksuar se këto fjalë ofenduese dhe përçmuese kanë cenuar dinjitetin dhe respektin në politikë.

Abdixhiku ka theksuar se LDK nuk udhëhiqet nga inati dhe beson në dialog dhe bashkëpunim, por ka nënvizuar se një takim konsultativ me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, do të ishte një “kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.”

Ai ka shtuar se LDK dhe anëtarët e saj nuk e gjejnë veten në një diskutim të tillë, duke u përballur me fyerje të tilla si “hajvanat” dhe “bashkëpunëtorët e Serbisë.”

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka shpjeguar se fjalët e thëna ndaj LDK-së dhe votuesve të saj kanë peshë, ndërsa po ashtu ka theksuar se partia do të qëndrojë besnike ndaj vendimeve dhe fjalëve të dhëna para, gjatë dhe pas fushatës.

Ai ka përsëritur se LDK e mbështet konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe do të sigurojë që nuk do të ketë pengesa në këtë proces.

Në fund, Abdixhiku ka konfirmuar se partia e tij njeh të drejtën e partisë së parë për të formuar qeverinë dhe, në rast të dështimit, mbështet të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën./GazetaEnigma

Postimi i plotë:

Related Articles