Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se me presidenten Vjosa Osmani dikur bashkëpartiake, tash ka vetëm raport institucional “kryetar i LDK-së- Presidente”.
Në pyetjen e parashtuar, se a është bërë pishman që ia kishte bërë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente, Abdixhiku tha se “ka qenë rrjedhë e logjikshme e atëhershme, kështu që nuk ka diskutim për atë”.
“Në qoftëse ky është mëkati im më i madh, atëherë le të jetë si i tillë”- tha ai në një intervistë për “KallxoPërnime” më 21.09.2024.
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, thotë se nuk është ndarë i kënaqur me Osmanin si presidente.
“Vetë fakti që tre vite u dashtë të presim për një qëndrim, edhe për korrupsion edhe për çështjen e partneritetit me aleatë, edhe për çështje të dialogut dhe të Asociacionit edhe për të anëtarësimit, po i bie që për tri vite i bie që nuk e ke ushtru funksionin…” – tha ai për presidenten Osmani.
Abdixhiku vazhdoi të përgjigjet shkurt dhe prerazi në pyetjet që kanë të bëjnë me presidenten Osmani.