Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me bashkatdhetarët nga diaspora, pranë Selisë Qendrore të Lidhjes Demokratike, duke thënë se “puna e madhe me mërgatë, për tre vite rresht, reforma e brendshme, programi politik e konsistenca në qëndrime shtetare, ka rikthyer besimin me Lidhjen në origjinë”.
“Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është tani e hapur për secilin bashkatdhetarë që frymon djathtë”, shkroi Abdixhiku pas takimit.
“Prandaj dhe këtë vit, takimi ynë ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës. Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor. Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re!”, shtoi më tej Abdixhiku.
“Le të bëhemi bashkë! Le të ringritemi si një!”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma