Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja nuk do bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.
“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve”.
“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët, që respekton sistemin demokratik e fjalën e lirë e që është gjithçka e kundërta çfarë që sot Lëvizja Vetëvendosje përfaqëson”, theksoi Abdixhiku në Klan Kosova.