Abuzimi seksual me të miturën, Nagavci: Ftoj organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore

Abuzimi seksual me të miturën, Nagavci: Ftoj organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me abuzimin seksual që i është bërë një të miture në shkollën “Faik Konica”, Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Nagavci ka thënë se Ministria është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e përfshira për ta trajtuar rastin, duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve është e drejtë e tyre dhe përgjegjësi shtetërore.

“ Do tё sigurojmё rritjen e raportimit dhe referimit tё dhunёs dhe do tё kёrkojmё pёrgjegjёsi nga tё gjitha instancat brenda dhe jashtё sistemit arsimor, kur dihet se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunёs u takon shumё sektorёve nё tё njёjtёn kohё”, shkruan ndër të tjera Nagavci.

Ajo tutje shtoi se MASHTI ёshtё nё bashkёpunim tё ngushtё me institucionet e pёrfshira pёr tё trajtuar rastin nё fjalё.

Mbrojtja e fëmijëve është e drejtë e tyre dhe përgjegjësi shtetërore.Duke e marrё pёr shkas rastin e ngacmimit seksual…Posted by Arbërie Nagavci on Monday, May 17, 2021

/Gazeta Enigma/.

Related Articles