Ademi: Jam i lumtur që nga sot futbollistët e klubeve tona do ta kenë sigurimin e tyre shëndetësor

Ademi: Jam i lumtur që nga sot futbollistët e klubeve tona do ta kenë sigurimin e tyre shëndetësor

Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria” duke ia siguruar futbollistëve të Superligës në të dy kategoritë, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë sigurimin shëndetësor, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo marrëveshje i ka gëzuar klubet kosovare pasi do të kenë më pak kosto të shpenzimeve nga lëndimet e tyre.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shkruar se pikat strategjike të programit të tij katërvjeçar “bashkë për Futbollin” kanë nisur të finalizohen një nga një.

“Krahas projekteve të shumta që janë realizuar dhe të tjerave që janë në proces, jam i lumtur që nga sot futbollistet dhe futbollistët e klubeve tona do ta kenë sigurimin e tyre shëndetësor. Lëndimet e futbollistëve përveç se janë po thuajse të paevitueshme ato kanë edhe kosto të madhe. Si rrjedhojë, ato, kanë qenë barrë e madhe për klubet por në shumë raste edhe për vetë futbollistët”, ka shkruar Ademi, përcjellë Gazeta Enigma.

Ademi ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në jetësimin e Qendrës së Rehabilitimit për futbollistët e lenduar.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Agim Ademit:

Related Articles