Derisa Qeveria e Kosovës dje shtoi masat antiCOVID për shkak të rrezikut të rritjes së të infektuarve me COVID, numri i rasteve aktive në vend është 322.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se nga 1.748 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828”,thuhet në njoftim.