Agim Ademi: Mirlind Daku iku se nuk pranoi konkurrencën me Muriqin

Agim Ademi: Mirlind Daku iku se nuk pranoi konkurrencën me Muriqin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka lëshuar një deklaratë të fortë në emisionin ‘Ora Shtatë’ në ‘Klan Kosova’. Kreu i futbollit dardan flet për çështjen “Daku – Muja” që zgjodhën të veshin fanellën e Shqipërisë.

Sipas Ademit, Mirlind Daku u largua nga Kosova për të shmangur konkurrencën me Vedat Muriqin. Por, mesa duket Ademi ka harruar se te Shqipëria është dikush si Armando Broja dhe kjo fakton se zgjedhja e Dakut ishte thjeshtë çështje zemre e jo konkurrence.

Në fund, Ademi shprehet se ka fuqinë të ndalojë çdo lojtar dardan të luajë për Shqipërinë pasi ka një memorandum bashkëpunimi mes dy federatave.

“Ne nuk e përdorëm atë pjesën e djegies. Ta fusim dy minuta dhe ta djegim. Jo, Kosovën ose e do me zemër, ose nuk e do. Fatbardhësisht ne kemi plot talente, shumë lojtarë. Për momentin jemi ne dy konkurentë dhe për momentin jam unë në formacion te ky trajner.

Nuk e shoh që është shumë e llogjikshme për shembull, për shumë futbollistë që thonë: ‘Ah, unë jam rezervë tani. Kush e ndërron Muriqin’. Ja që erdhi momenti për ta ndërruar. S’kemi Muriqin, kemi Muhamet Hysenin që shënoi gol.

Daku nuk e ka pranuar konkurrencën me Muriqin? Dakun, nuk e di për çfarë ka shkuar. Sigurisht që për atë pjesë të konkurrencës kanë shkuar. Unë i kam dëshiruar sukses pasi kanë shkuar.

A më ka ardhur mirë? Jo. Po të kisha mundësi të gjithë lojtarët do t’i ndaloja këtu. Nuk e kisha lëshuar as Dakun, as Mujën. Por unë nuk i ndal me zor. Kemi një memorandum bashkëpunimi dhe unë mund të ndaloj cilindo”, deklaron Agim Ademi.

Related Articles