Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të dalë nesër në konferencë për shtyp.
Përmes një komunikate, është bërë e ditur se ai do ta shpalosë programin e tij për mandatin katërvjeçar.
Ndryshe, kundërkandidati Gramoz Vokrri kishte shpalosur gjithashtu planprogramin e tij, mirëpo ai më pas nuk është certifikuar, pasi, sipas FFK-së, nuk i kishte valide të gjitha nënshkrimet e tij.
Kujtojmë se Ademi, për herë të parë, mori drejtimin e FFK-së, katër vjet më parë, pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri.
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet më 6 prill./GAZETA ENIGMA/