Drita e ka prezantuar edhe një herë në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
Gjilanasit sonte kanë shkëlqyer në Belgjikë, ndaj Antwerp ani pse nuk morën fitore. Skuadra e Ardian Nuhijit ka barazuar në sfidën e parë ndaj belgëve në Conference Leagu duke barazuar pa gola 0:0.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar skuadrën gjilanase për këtë paraqitje të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e FC Drita në Evropë ????⚽️
Përgëzoj futbolllistët dhe stafin e trajnerëve për angazhim e lojë të disiplinuar taktikisht në ndeshjen e parë kundër skuadrës belge, Royal Antwerp në Ligën e Konferencës.
Prezantimi i tillë i denjë dëshmon rritjen e futbollit kosovar dhe është përvojë e mirë për suksese në të ardhmen.
Barazimi (0:0) na jep shpresa se në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Drita, e ndihmuar edhe nga tifozët ‘Intelektualët’, por edhe nga tërë dashamirët e futbollit të Kosovës, do të arrijë të shkaktojë befasi dhe ta sigurojë kualifikimin tutje.
Suksese!