Mësohet ora se kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për kryetar të FFK-së

Mësohet ora se kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për kryetar të FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor më 6 prill ku do të zgjidhet Kryetari i ri.

Në garë për të parin e FFK-së është kryetari aktual Agim Ademi pa kundër kandidat.

Ademi si kundër kandidat e kishte Gramoz Vokrrin, por kandidaturen e tij nuk e kanë certifikuar nga FFK-ja, pasi ky i fundit nuk i kishte valide 15 nënshkrime për të hyrë në garë.

Vokrri ishte ankuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke thënë se iu kanë bërë padrejtësi ndaj tij nga ana e FFK-së, por një gjë të tillë nuk doli të ishte ashtu.

Gjykata Themelore e Prishtinës të hënën më 4 prill konfirmoi se se FFK-ja kishte të drejtë duke e hedhur poshtë ankesën e Vokrrit.

Gazeta Enigma merr vesh se Kuvendi Zgjedhor për të parin e FFK-së do të mbahet nga ora 11:00 në selinë e FFK-së./GAZETA ENIGMA/

Related Articles