AGK dënon sjelljen e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve nga Kosova

AGK dënon sjelljen e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve nga Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama pasi nuk i lejoi gazetarët e Kosovës që t’i bënin pyetje kancelares Angela Merkel, shkruan Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reagauar ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama, duke e vlersuar të papranueshme sjelljen e kryeministrit.

” Në këtë konferencë pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, zoti Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel”, shkruan AGK.

Postimi i plotë:

Ndryshe, reagime ka pasur edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve, përmes një postimi në Twitter, Sekretari Gjeneral i kësaj organizate e ka quajtur të turpshëm veprimin e Ramës.

“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze”, ka shkruar ai.

Related Articles