Aguero detyrohet të pensionohet nga futbolli para kohe

Aguero detyrohet të pensionohet nga futbolli para kohe

Sergio Aguero do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, pas problemeve të shfaqura shëndetsore kohëve të fundit, shkruan Gazeta Enigma.



Në fakt lajmi për “pensionimin” e detyrueshëm të Argjentinasit u bë i ditur kohë më parë, por më pas u demantua nga vet Aguero.

Ndërsa lajmet e fundit njoftojnë se sulmuesi i shumë skuadrave të njohura europiane e freprezentacionit të Argjentinës përfundimisht pritet të “braktisë” detyrueshëm futbollin.

Kështu raporton gazetari i njohur, Gerard Romero. Si shkak për këtë ai ka thënë se janë bërë problemet me zemër të argjentinasit.

Barcelona është informuar me këtë dhe vendimi zyrtar pritet të bëhet publik së shpejti.

Related Articles