Mbytet një person në Prevallë

Ka vdekur një person, pasi i njëjti të shtunën gjatë ditës ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se trupi i pajetë është gjetur të shtunën pas orës 16:00.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles