Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi nuk u miratua në Kuvend marrëveshja ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale, raporton Gazeta Enigma.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ministri Murati është mirë me fol edhe për 3+1 shkollat në Prishtinë që i ka bllokuar që 1 vit përkundër faktit që kemi përfunduar krejt edhe nënshkrimin e kontratës.
Tutje, ai tha se është gjynah me i lënë 4 lagje pa shkollat më të mira në Kosovë (sofali, mat, qendresa dhe arbëri).
Postimi i plotë:
LDK paska votuar kundër kredisë ndërkombëtare me Bankën Botërore për reformen e sistemit social. Hekuran Murati paska me fol me drejtorin e Bankës Botërore në regjion në ora 16 për të parë si të zhbllokohet dhe shpëtohet procesi.
Mirë është në takim ministri Murati me fol edhe për 3+1 shkollat në Prishtinë që i ka bllokuar që 1 vit përkundër faktit që kemi përfunduar krejt edhe nënshkrimin e kontratës. Kjo marrëveshje me IFC/BankëBotërore do të zhbllokohej për pesë minuta nga Murati duke përcjellë rekomandimet e zyres së vet ligjore.
Kemi filluar procesin ne 2017 dhe asnjë ditë se kemi vonuar. Është gjynah me i lënë 4 lagje pa shkollat më të mira në Kosovë (sofali, mat, qendresa dhe arbëri). Pra ska met gjë vec pesë minuta dhe fillon Lopata e parë!