Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë në orët e vona, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, njoftoi Ahmeti.

Tutje, ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa me arsin po merret njësiti i trafikut. / Gazeta Enigma.

Related Articles