Aksident i rëndë në Kaçanik, humb jetën një 77-vjeçar

Aksident i rëndë në Kaçanik, humb jetën një 77-vjeçar

Këtë të martë ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Begrac të Kaçanikut, ku janë përfshirë dy vetura, duke shkaktuar lëndime trupore tek tre persona, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmur zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se njëri nga të lënduarit, një 77-vjeçar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK – Prishtinë.

Rreth orës 22:00, policia njoftoi se ky person fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Veseli tha se dy personat e tjerë janë dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

“Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.”Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Për informata shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, do të njoftoheni me raportin vijues.”, tha tutje ai.

Related Articles