Aksident i rëndë në Kaçanik, lëndohen pesë persona

Aksident i rëndë në Kaçanik, lëndohen pesë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të diel tek Fusha e Pajtimit në Kaçanik, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ndërsa pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Për Gazetën ‘Enigma’ lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, I cili bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Të lënduarit nga ky aksident tashmë janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Spitalore në Ferizaj.

“Sot rreth orës 16:22 është raportuar një rast aksident komunikacioni me lëndime, në rrugën magjistrale Ferizaj Kaçanik, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit . Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete të udhëtarëve. Si pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai.

Tutje Veseli ka theksuar se lidhur me rastin, veç njësive policore janë angazhuar auto-ambulanca, zjarrfikësit si dhe Policia Rajonale e Komunikacionit të Ferizajt po e heton rastin. /Gazeta Enigma/

Related Articles