Të premten rreth orës 21:30, një tren pasagjerësh dhe mallrash janë përplasur në afërsi të Rajiqit afër Novskës në Kroaci.
Sipas informacioneve të fundit, konfirmohet se kanë humbur jetën tre persona, ndërsa 11 janë lënduar.
Informacionet jozyrtare thonë se në mesin e të plagosurve janë edhe disa të huaj shtetas të Iranit.
Sipas HRT, ata që vdiqën n aksident janë shtetas kroatë.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka vizituar mbrëmë vendin e aksidentit me ministrat, të cilët kanë thënë se ishte një aksident që njerëzit nuk e kishin parë më parë.
Në vendin e ngjarjes që ka ndodhur mëngjesin e sotëm vijojnë hetimet.
Deri më tani nuk ka të dhëna për ndryshim në numrin e të vdekurve dhe të lënduarve.