Një aksident ka ndodhur të enjten në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar, njofton zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në këtë aksident u përfshinë dy vetura, ku tre persona mbetën të lënduar.
“Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohenë në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, ka thënë Gashi. / Gazeta Enigma.