Aksident i rëndë te Konviktet, lëndohen gjashtë persona

Aksident i rëndë te Konviktet, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Konviktet, ku si pasoj e këtij aksidenti gjashtë persona kanë mbetur të lënduar njofton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Policia, ku ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles