Aksident i tmerrshëm në Tiranë: Audia luksoze bie nga mbikalimi, tre të vdekur

Aksident i tmerrshëm në Tiranë: Audia luksoze bie nga mbikalimi, tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e 9 marsit në zonën e njohur si mbikalimi i Saukut, në rrugën e Unazës së Re, ku një makinë, e cila vinte nga segmenti lindor, ka rënë nga mbikalimi, duke lënë të vrarë dy vajza përfshirë edhe shoferin.

Policia bën të ditur se edhe shoferi i automjetit tip “Audi”, 20-vjeçari Klevis Ruçaj ka ndërruar jetë po ashtu.

I riu ndodhej në terapi intensive në spitalin e Traumës në kryeqytet por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.

Kështu, numri i viktimave nga ky aksident i rëndë shkon në tre pasi më herët kanë humbur jetën edhe dy vajza të cilat nuk janë identifikuar ende.

Kurse, tre të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika e aksidentit

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin, Klevis Ruçaj ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut. Dhe, pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtues Qemal Kurtin, rreth 60 vjeç.

Related Articles