Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë Rajonale Ismet Hashani, sipas të cilit, rreth orës 18:35 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda, ku për pasojë, njëri nga katër udhëtarët e përfshirë në aksident nga dy vetura, nuk i ka mbijetuar plagëve.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur automjeti “Golf”, me tabela 06, ka qenë duke lëvizur në drejtimin Pasjan-Gjilan. I njejti dyshohet të jetë ndeshur me veturën “Astra” po me tabela 06, e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, dhe si pasojë, shkaktohet aksident trafiku, ku lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit e dy veturave dhe dy pasagjerë në të dyja veturat.
Drejtusi B.F. (1989) i jepet ndihma e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan. I njejti më pas pastaj transferohet për në Prishtnë në QKUK, kurse të lënduarit janë liruar në shtëpi.
“Nga QKUK-Prishtinë, jemi njoftuar se Drejtusi B.F. (1989), edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ndihmë të ofruar, për shkak të plagëve të rënda të pësuara në aksident, nuk ka mundë t’i mbijetoj atyre”, tha Hashani për Gazetën Enigma.
Prokurori i Shtetit i krimeve të rënda ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet ne IML.
Ndërsa rrethanat e këtij aksidentit të rëndë janë duke u hetuar.