Aksident me fatalitet në Çagllavicë, vdes një 35-vjeçar

Aksident me fatalitet në Çagllavicë, vdes një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Çagllavicë.

Lajmin për Gazeta Enigmën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmti.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet  (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka deklaruar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupi i  viktimës A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”. 

Related Articles