Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim për Kryeqytetin në Policinë e Kosovës, Enis Pllana.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën. Ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar, se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Pllana