Aksident me fatalitet në Prizren, këmbësori goditet me veturë nga zyrtari policor

Aksident me fatalitet në Prizren, këmbësori goditet me veturë nga zyrtari policor

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në Prizren, në pasditën e sotme.

Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, rreth 80 vjeçar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi Rajonal i Policisë – Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ndërsa, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore.”, tha Bytyqi.

Related Articles