Aksident mes katër veturave në Pejë

Aksident mes katër veturave në Pejë

Katër vetura janë përfshirë në një aksident në Vitoremic të Pejës, nga ku një person ka pësuar lëndime.

Policia njoftoi se i lënduar ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 20:10, në Vitomeric ka ndodhur një aksident, ku kanë qenë të përfshirë katër vetura. Një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet kompetente”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles